Të enjten, kryendeshja mes skuadrave shqiptare në Kampionatin e Malit të Zi

Futboll

Të enjten, kryendeshja mes skuadrave shqiptare në Kampionatin e Malit të Zi

Nga: K.Goca Më: 27 tetor 2026 Në ora: 15:00
Pamje nga një ndeshje

Të enjten, në stadiumin “Besa” në Tuz, do të zhvillohet kryendeshja mes dy skuadrave shqiptare në Kampionatin e Malit të Zi, Deçiqit dhe Otrant Olimpikut.

Skuadra nga Ulqini, Otrant Olimpiku, kryeson tabelën e klasifikimit me 21 pikë, vetëm një pikë më shumë se Mornari i Tivarit.

Në anën tjetër, Deçiqi po kalon një periudhë të vështirë, me rezultate negative që e kanë zbritur në vendin e gjashtë, me 15 pikë të grumbulluara.

Skuadra nga Tuzi ka zhvilluar gjashtë ndeshje radhazi pa shijuar fitoren, ndërsa Otrant Olimpiku po kalon një formë të mirë dhe synon t’i marrë tri pikët në udhëtimin e vështirë në Tuz, me qëllim që ta ruajë ose ta thellojë epërsinë në krye të tabelës.

Përballja mes dy skuadrave shqiptare pritet të jetë interesante.

Ndeshja do të zhvillohet nën dritat e reflektorëve, me fillim nga ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat