Sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti, para pak minutash ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka shpërndarë në “story” një shprehje mjaft domethënëse:
“Puno shumë në heshtje, le të jetë suksesi zhurma jote”. Lojtari shqiptar është frymëzuar nga postimi i Harry Kane, fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2026.
Mehmeti është shumë indiferent në rrjetet sociale, nuk reklamon veten dhe e ka treguar se sa punëtor është në fushë, sa herë që i jepet mundësia.
Te Ipswich Town, ende nuk ka marrë minuta në Premier League, kurse në Kupën e Ligës, këtë edicion, i shënoi gol Arsenalit.
Edhe te Kombëtarja gjeti rrugën e rrjetës në Ligën e Kombeve, sikurse zhvilloi paraqitje për t’u përgëzuar karshi Finlandës, pavarësisht se Shqipëria u mposht 1:2.