Ismet Tasdemir nuk do të jetë më trajneri i Sivassporit.
Njoftimin e ka njoftuar vendimin përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, ku shkruhet se bashkëpunimi me palëve është ndërprerë.
Oshilacionet në kampionat kanë rezultuar përcaktues për fatin e Tasdemir, ndërsa humbja me Umraniyespor, 4-0, mbushi kupën për drejtuesit.
Nuk dihet ende se çfarë hapash do të ndjekin te Sivasspor për të mbuluar vendin e lënë bosh nga Tasdemir, ndërsa pozitat e skuadrës ndodhen të vështira, vendi i 14-të me 13 pikë në total.
Distanca me “zonën e ftohtë”, sakaq, është e vogël, vetëm 3 pikë nga vendi i 17-të ku është Manisa.
Situatë kjo që prek drejtpërdrejtë edhe sulmuesin e Kombëtares, Rey Manaj, i cili ka bërë mjaft mirë këtë sezon me gola dhe asiste. Edhe për të pritet me interes se kush do të jetë trajneri i ri me të cilin do të punojë në vazhdim.