Ndërsa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Elbasani – Partizani, e vlefshme për javën e 8-të të Abissnet Superiore, janë publikuar formacionet zyrtare.
Edhe në këtë përballje, nuk ka asnjë “sinjal” nga kapiteni i “Demave të Kuq”, Xhuliano Skuka, ende me probleme fizike.
Trajneri i kryeqytetasve, Mislav Karoglan, do të kërkojë fitoren e parë në “timonin” e 17 herë kampionëve të Shqipërisë, pas dy humbjeve radhazi.
Të njëjtin objektiv ka edhe Glen Daja te Elbasani, pas barazimit 0-0 përballë Teutës në Durrës. Pas 7 javësh, Partizani mban vendin e fundit në tabelë me 4 pikë.