Elvis Rexhbeçaj i pafat në Gjermani, Goto kualifikon Freiburgun

Futboll

Elvis Rexhbeçaj i pafat në Gjermani, Goto kualifikon Freiburgun

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2026 Në ora: 19:59
Pamje nga ndeshja Freiburgu - Wolfsburgu

Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, me skuadrën e Wolfsburgut, pësoi një humbje të dhimbshme në fund të ndeshjes ndaj Freiburgut, i cili triumfoi me përmbysje me rezultat 3:2.

Futbollisti Keisuke Goto ishte heroi i Freiburgut, duke shënuar dy gola në fund të ndeshjes dhe duke e kualifikuar skuadrën e tij në një të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë.

Rexhbeçaj u zëvendësua në minutën e 80-të.

Për Freiburgun shënuan Matanoviq (6’) dhe Goto (75’, 90+2’), ndërsa për mysafirët realizoi Shiogai (8’, 43’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat