Bayerni nuk e kursen Magdeburgun, i shënon gjashtë gola

Futboll

Bayerni nuk e kursen Magdeburgun, i shënon gjashtë gola

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2026 Në ora: 22:39
Bayerni feston

Bayerni i Munihut është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë në futboll.

Bavarezët e kanë mposhtur Magdeburgun me rezultat 6:1, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.

Bayerni nuk e kurseu kundërshtarin, duke i shënuar gjashtë gola, ndërsa Magdeburgu arriti të shënojë vetëm një herë.

Për Bayernin realizuan Olise (10’, 50’ – nga penalltia), Saibari (21’), Davies (70’) dhe Brown (73’), Daiber (90+3;), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Zukowski (15’).

Me këtë fitore bindëse, Bayerni vazhdon rrugëtimin në Kupën e Gjermanisë, me synimin për ta fituar trofeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat