Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Futboll

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 11:13
Topi

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante, ku Llapi e pret Prishtinën, ndërsa Drita përballet me Vushtrrinë.

Ndeshja e parë zhvillohet në orën 13:00, me Llapin që kërkon të shfrytëzojë faktorin vendas për t’u larguar nga fundi i tabelës. Prishtina, në anën tjetër, synon të marrë pikë për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të renditjes.

Bardhekaltërit nga kryeqyteti aktualisht janë në vendin e dytë me 23 pikë, tri më pak se liderja Malisheva, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Llapi renditet në pozitën e nëntë me vetëm pesë pikë dhe ka nevojë urgjente për rezultat pozitiv.

Në orën 18:00, Drita e pret Vushtrrinë në Gjilan. Kampionia në fuqi vjen pas fitores 3:0 ndaj Prishtinës në xhiron e kaluar dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive, në mënyrë që të mbetet në garë për kreun.

Gjilanasit janë të tretët me 20 pikë, ndërsa Vushtrria ndodhet në fund të tabelës me vetëm tri pikë, duke kërkuar pikë të rëndësishme në përpjekjen për t’u larguar nga pozita e fundit.

Dy ndeshjet pritet të jenë me rëndësi për objektivat e skuadrave, si në garën për kreun, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat