Fenerbahçe mposhtet në shtëpi, Vedat Muriqi e nisi ndeshjen nga banka rezervë

Futboll

Fenerbahçe mposhtet në shtëpi, Vedat Muriqi e nisi ndeshjen nga banka rezervë

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 19:39
Vedat Muriqi

Fenerbahçe pësoi disfatë 2:1 ndaj Goztepe në stadiumin ”Sukru Saracoglu” në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Turqisë.

Trajneri i  përkohshëm i klubit Dirk Kuyt ka preferuar të  fillojë ndeshjen me  Romelu Lukakun si sulmues, ndërsa sulmuesi nga Kosova  Vedat Muriqi e nisi ndeshjen nga banka rezervë, dhe  u inkuadrua ne minutën e 83-të!

Kjo humbje vjen vetëm pak ditë pas një tjetër goditjeje të madhe, humbjes 2:1 në derbin ndaj Galatasarayt, pas së cilës trajneri İsmail Kartal vendosi të japë dorëheqje, dhe që rrit edhe më shumë tensionet brenda skuadrës.

Katër ndeshjet e ardhshme të Fenerbahçes do të jenë këto përballje: Liverpool, Çorum, Kocaelispor dhe Shakhtar Donetsk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat