Shkëndija e Haraçinës nuk merr më shumë se një pikë

Futboll

Shkëndija e Haraçinës nuk merr më shumë se një pikë

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 14:12
Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës festojnë golin

Shkëndija e Haraçinës nuk merr më shumë se një pikë

Shkëndija e Haraçinës dhe Tikveshi janë ndarë në barazim 1:1 në ndeshjen e parë të javës së 12-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, e zhvilluar sot në stadiumin e Çairit, në kushte shumë të vështira për lojë, për shkak të gjendjes së rëndë të fushës.

Shkëndija kaloi në epërsi që në minutën e 5-të, kur Marko Simonovski u gjend në pozitë të mirë para portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë për 1:0.

Pas golit, Tikveshi reagoi dhe krijoi disa raste të mira shënimi përmes Okere dhe Lavalit, por portieri Stolevski ishte në nivel të lartë, duke e shpëtuar portën e tij.

Edhe Shkëndija e Haraçinës pati mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por goditja e Elezit përfundoi jashtë portës.

Sipas mediumit maqedonas “SportSport”, në pjesën e dytë Tikveshi vazhdoi presionin dhe krijoi raste të rrezikshme, por portieri Stefkowski u tregua vendimtar në disa momente.

Barazimi erdhi në minutën e 76-të, kur Lucianinho shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase dhe realizoi për 1:1.

Deri në fund, të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, por rezultati nuk ndryshoi.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Stojançe Stojanov, rezultati përfundimtar ishte 1:1.

Me këtë barazim, Shkëndija vazhdon serinë prej pesë ndeshjesh pa fitore, ndërsa Tikveshi nuk arriti të hakmerrej për humbjen e vetme sezonale, kur në javën e tretë, më 15 gusht, ishte mposhtur në shtëpi me rezultat 0:1 nga Shkëndija e Haraçinës.

Tikveshi renditet në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Shkëndija e Haraçinës ndodhet në vendin e gjashtë me 15 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat