Avdyli asiston në Slloveni, Tusha aktivizohet si zëvendësues

Futboll

Avdyli asiston në Slloveni, Tusha aktivizohet si zëvendësues

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 22:14
Skuadra e Celjes u ngjitën në vendin e pestë pas fitores ndaj Naftas

Celje triumfoi bindshëm në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit slloven, duke mposhtur Naftan me rezultat 4:0.

Futbollisti nga Kosova Milot Avdyli ishte protagonist në këtë fitore, duke regjistruar një asistim në minutën e 45+2-të, kur Kucys realizoi për rezultatin 3:0.

Avdyli u paraqit për 67 minuta, ndërsa në këtë minutë u aktivizua Veton Tusha.

Me këtë fitore, Celje ngjitet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 20 pikë, ndërsa Nafta mbetet në pozitën e gjashtë me 18 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat