Flick i ka disa dilema, zbulohet formacioni i mundshëm i Barcelonës ndaj Aston Villas

Futboll

Flick i ka disa dilema, zbulohet formacioni i mundshëm i Barcelonës ndaj Aston Villas

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 08:28
Lojtarët e Barcelonës

Barcelona përballet me Aston Villan të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, ndërsa Hansi Flick vazhdon të ketë probleme të mëdha me mungesat në repartin defensiv.

Sipas “Mundo Deportivo”, dilemat kryesore të trajnerit gjerman lidhen me pozicionet e mbrojtësve të krahut.

Alejandro Balde mund të rikthehet në formacionin titullar, por alternativë mbetet edhe përdorimi i Brian Fariñas në të djathtë dhe Joao Cancelos në të majtë.

Në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë Pau Cubarsí dhe Gerard Martín, ndërsa Joan Garcia do të jetë në portë.

Në mesfushë pritet të aktivizohen Pedri dhe Rodri, me Fermín Lópezin përpara tyre. Në sulm, Lamine Yamal dhe Anthony Gordon do të luajnë nga krahët, ndërsa Raphinha pritet të jetë në majën e sulmit.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Joan Garcia, Balde (Fariñas), Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo (Fariñas), Pedri, Rodri, Fermín López, Lamine Yamal, Anthony Gordon dhe Raphinha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat