UEFA ka marrë një vendim të rëndësishëm, pas tragjedisë në Spanjë, ku Jesus de Miguel vdiq në moshën 30-vjeçare, pas përplasjes së rëndë në fushë me portierin Jesus Owono, në ndeshjen mes Andorrës dhe Tenerifes.
Organi më i lartë i futbollit evropian ka vendosur që në të gjitha ndeshjet që do të luhen në Champions League, Europa League dhe Conference League, duke nisur prej sot e deri të enjten, do të mbahet një minutë heshtje në nderim të sulmuesit të ekipit spanjoll.
Një vendim mëse i drejtë për dhimbjen e madhe që ka kapluar komunitetin në Spanjë dhe për mënyrën tragjike se si rrodhi situata në fushë, e paqëllimtë nga ana e portierit.
Kujtojmë se të gjithë anembanë globit janë solidarizuar për humbjen e jetës së Jesus de Miguel.
Shumë mesazhe, postime dhe reagime kanë shkuar në adresë të Tenerifes dhe familjarëve të të ndjerit, ndërsa në vend të spektaklit, sonte do të ketë vend për figurën e respektit dhe ndjeshmërisë njerëzore.