Teuta vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Abissnet Superiore”, sfidë të cilën do ta luajnë të shtunën përballë Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, durrsakët duan reagimin dhe rikthimi te fitorja do t’i afronte me Egnatian kryesuese, e cila u shkëput në 4 pikë.
Kjo pritet të jetë edhe ndeshja e fundit për Teutën, para pauzës së kombëtareve dhe një hap pozitiv do të qetësonte disi klimën e tensionuar të durrsakëve.
Përpjekjet për të ulur hendekun pas situatës identike që përjetoi edhe Egnatia javë më parë, i nxjerr “Djemtë e Detit” para përgjegjësisë për të marrë tre pikët në transfertën delikate në kryeqytet.