Liria e Prizrenit po vazhdon serinë e fitoreve në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra prizrenase shënoi fitore me rezultat 2:0 në udhëtim ndaj Suharekës, në kuadër të javës së 14-të të kampionatit.
Pavarësisht se nga minuta e 30-të luajti me një futbollist më pak, Liria nuk u ndal dhe regjistroi fitoren e pestë radhazi.
Toni Gomes dhe Drin Imeri ishin autorët e golave.
Liria vazhdon të kryesojë tabelën me 32 pikë, tri më shumë se Prishtina e Re, e cila renditet në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Ndërkohë, Suhareka zë vendin e dhjetë me 19 pikë.
Nën drejtimin e kryetrajnerit Ismet Munishi, Liria po kalon një periudhë fantastike, pesë fitore radhazi duke bërë një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të titullit të kampionit vjeshtor.