Dinamo e Ferizajt i është rikthyer fitoreve nën drejtimin e trajnerit të ri, Burim Çerkini, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Vëllaznimin e Gjakovës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra ferizajase arriti fitoren me përmbysje, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme.
Për Dinamon realizuan Bleon Axhami dhe Zija Merxhani, ndërsa golin e vetëm për skuadrën gjakovare e shënoi Bedri Geca.
Pas kësaj fitoreje, Dinamo renditet në vendin e gjashtë me 23 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi, i cili gjendet në vendin e tetë me 20 pikë.