Futbollisti i talentuar shqiptar Adri Mehmeti, pjesë e skuadrës New York Red Bulls, vazhdon të jetë pjesë e planeve të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Paraqitjet dhe forma e mirë e mesfushorit shqiptar kanë bindur përzgjedhësin e SHBA-së, Mauricio Pochettino, i cili e ka përfshirë në listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.
Pochettino ka publikuar listën për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve të CONCACAF-it, ku SHBA-ja do të përballet me Haitin.
Në mesin e emrave të rikthyer në përfaqësuese janë yjet Christian Pulisic, Folarin Balogun dhe Weston McKennie.
Në listë janë përfshirë edhe disa futbollistë të rinj, të cilët kanë lënë përshtypje pozitive me paraqitjet e tyre. Krahas Adri Mehmetit, në mesin e talenteve të ftuara janë edhe Cavan Sullivan dhe Julian Hall.
Pulisic kishte munguar në mënyrë të diskutueshme në listën e parë të Pochettinos pas Kupës së Botës. Në atë periudhë, Tyler Adams ishte emëruar kapiten i ri dhe kishte udhëhequr një skuadër të re drejt katër fitoreve në katër ndeshje miqësore kundër Perusë, Kilit, Meksikës dhe Kanadasë.
Për Adri Mehmetin, vazhdimi i besimit nga përzgjedhësi Mauricio Pochettino përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij. T
alenti shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në përfaqësuesen amerikane dhe synon ta shfrytëzojë çdo mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në arenën ndërkombëtare.
Portierë: Matt Freese (NYCFC), Diego Kochen (Lyngby), Brian Schwake (Nashville SC)
Mbrojtës: Reed Baker-Whiting (Nashville SC), George Campbell (West Bromwich Albion), Sergiño Dest (PSV Eindhoven), Alex Freeman (Villarreal), Neil Pierre (Philadelphia Union), Bryan Reynolds (Stade Rennais), Chris Richards (Crystal Palace), Antonee Robinson (Fulham), Auston Trusty (Celtic)
Mesfushorët: Tyler Adams (Bournemouth), Mathis Albert (Borussia Dortmund), Sebastian Berhalter (Middlesbrough), Santiago Castañeda (Paderborn, Weston McKennie (Juventus), Adri Mehmeti (New York Red Bulls), Gio Reyna (Strasbourg), Malik Tillman (Bayer Leverkusen)
Sulmuesit: Folarin Balogun (AS Monaco, Justin Ellis (Orlando City), Julian Hall (Red Bull New York), Christian Pulisic (AC Milan), Cavan Sullivan (Philadelphia Union).