Selektori i Zvicrës fton tre shqiptarë, rikthehet Granit Xhaka

Futboll

Selektori i Zvicrës fton tre shqiptarë, rikthehet Granit Xhaka

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 11:17
Granit Xhaka rikthehet në kombëtaren zvicerane pas mungesës në grumbullimin e kaluar

Granit Xhaka rikthehet në kombëtaren e Zvicrës, ndërsa Murat Yakin ka ftuar edhe futbollistë shqiptarë.

Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të vitit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në listën e Yakinit janë edhe tre futbollistë shqiptarë: kapiteni Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Adrian Bajrami.

Xhaka rikthehet në kombëtaren zvicerane pas mungesës në grumbullimin e kaluar, ndërsa do ta mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Zvicra do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Fillimisht, më 13 nëntor, do të përballet me Slloveninë në Maribor, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër Skocisë në St. Gallen të Zvicrës.

Yakin flet për Granit Xhakën

“Sa i përket Granitit, gjithçka është diskutuar. Ai ka kërkuar falje. Para ndeshjeve në të cilat mungoi, më kishte dërguar një mesazh.

Jam i bindur se, kur të bashkohet me ne të hënën, për të do të ketë rëndësi vetëm kombëtarja zvicerane”, ka deklaruar Murat Yakin.

Xhaka ishte dënuar me një gjobë me kusht prej 150 mijë frangash zvicerane, pasi pranoi se kishte siguruar certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër koronavirusit.

Yakin: Uran Bislimi është një lojtar që më pëlqen shumë 

“Mund ta kuptoj që njerëzit habiten për mungesën e futbollistëve të Luganos.

Uran Bislimi është një lojtar që më pëlqen shumë dhe të cilin e njoh prej kohësh. Megjithatë, konkurrenca në mesfushë është shumë e madhe.

Unë kam një plan dhe konkurrenca është e fortë. Do të kisha dëshirë që listën ta zgjeroja në 36 apo 40 futbollistë, por lojtarët duhet të kenë durim dhe ta respektojnë vendimin tonë”, tha selektori i Zvicrës.

Yakin flet për futbollistin e Vaduzit, Lutfi Dalipin

“Lutfi Dalipi është një futbollist interesant, i cili ende mund të luajë edhe për Kombëtaren U21.
Nëse i kam të gjithë futbollistët në dispozicion në mesfushë, aktualisht është e vështirë të sigurohet një vend në ekipin e parë.

Lojtarët që deri më tani kanë bërë një punë të mirë e meritojnë të ftohen sërish.

Ne nuk mund t'i ftojmë të gjithë futbollistët me dy shtetësi dhe t'u japim vetëm nga një minutë lojë. Kjo nuk do të ishte e drejtë ndaj futbollistëve të tjerë”, ka deklaruar Yakin.

Ndërkohë, sipas mediumit zviceran “Blick”, Murat Yakin ka ftuar edhe Samuel Balletin për dy ndeshjet e fundit të vitit.

Sulmuesi i krahut luan që nga kjo verë te skuadra turke Amed SK, e drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi.

Lista

Portierë: Silas Huber (FC Zürich), Marvin Keller (Young Boys), Gregor Kobel (Borussia Dortmund), Yvon Mvogo (FC Lorient)

Mbrojtja: Manuel Akanji (Inter Mailand), Zachary Athekame (Olympique Lyon), Adrian Bajrami (SC Braga), Sascha Britschgi (Parma), Eray Cömert (Torino), Nico Elvedi (Leeds United), Miro Muheim (Hamburger SV), Ricardo Rodriguez (Torino)

Mesfusha dhe sulmi: Michel Aebischer (Union Berlin), Zeki Amdouni (Burnley), Samuel Ballet (Amedspor), Winsley Boteli (FC Sion), Breel Embolo (Atlanta United), Remo Freuler (Olympiakos Piräus), Cedric Itten (Werder Bremen), Ardon Jashari (AC Milan), Johan Manzambi (Aston Villa), Dan Ndoye (Nottingham Forest), Fabian Rieder (FC Augsburg), Alvyn Sanches (Young Boys), Djibril Sow (Genua CFC), Ruben Vargas (FC Sevilla), Granit Xhaka (Sunderland), Denis Zakaria (AS Monaco).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat