Shqipëria ka mbyllur të mërkurën konkurrimin saj në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, event që po zhvillohet në Ningbo të Kinës që prej datës 27 tetor.
Kombëtarja shqiptare e shtangës ka shënuar rezultate nga më të dobëtat në historinë e saj në pjesëmarrjet në një botëror.
Kuqezinjtë nuk arritën që të linin gjurmë në këtë event as me kampionët e mëdhenj, tashmë në metrat e fundit të karrierës, si Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, gjithashtu as me të rinjtë premtues si Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha.
Në këtë kompeticion Shqipëria zbarkoi me 4 sportistë, ndërsa duhet theksuar se pritshmëritë për rezultate nuk ishin të larta, ku asnjë shtangist kuqezi nuk ishte në Baterinë A. I pari që u “dorëzua” ishte Calja, i cili do të merrte pjesë në Baterinë C të peshave 75 kg. Pas një Europiani të suksesshëm, botërori ofronte një konkurrencë shumë herë më të lartë, ndërsa një ditë para garës, peshëngritësi kuqezi u deklaroi i dëmtuar, duke hequr kështu dorë nga konkurrimi.
Në kategorinë 75 kg, provoi veten Erkand Qerimaj, tashmë në moshë 38-vjeçare, më i madhi në këtë event. Qerimaj nuk ia doli të kalonte asnjë prej provave të tij në stilin e shkëputjes, duke dështuar tri herë me 147 kg dhe nuk u klasifikua në dygarësh.
Më tej, e marta pa në pedanë Enkileda Carjen, talentin më të madh që ka aktualisht peshëngritja shqiptare. Ndonëse, ende nuk ka mbushur 19 vjeç, Carja mati forcat me të rriturat, duke garuar në Baterinë C, por pa mundur që të ishte konkurruese për pozicionet e kreut. Ajo u rendit e 19-ta në
I fundit që mbrojti flamurin e Shqipërisë në Ningbo të Kinës ishte Ertjan Kofsha, sportist i skuadrës së mirënjohur të Shtërmenit. Kofsha garoi të mërkurën në Baterinë C të peshave 95 kg, por as ai nuk ia doli të linte gjurmë.
Kofsha shënoi rezultatin 160 kg në shkëputje, për t’u pozicionuar në vendin e 24- t. Më tej në shtytje regjistroi 190 kg, duke u klasifikuar në vendin e 28-të, ndërsa me 350 kg gjithsej e përfundoi dygarëshin në vendin e 24-t.