Reprezentuesi i Shqipërisë reagon pas golit ndaj Realit

Futboll

Reprezentuesi i Shqipërisë reagon pas golit ndaj Realit

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 15:59
Futbollisti Stavro Pilo

Nuk ka dyshime, Stavro Pilo po përjeton momentin më të mirë në karrierë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e dëshmoi veten edhe në përballjen AEK – Real Madrid, e mbajtur në mes të Athinës.

25-vjeçari ishte i pandalshëm në linjën e majtë të mbrojtjes, ndërsa “qershia mbi tortë” përkoi me golin në minutën e 75-të. Edhe pse kryeqytetasit e Greqisë nuk ia dolën të merrnin rezultat pozitiv, e përkthyer me humbjen 2:3, Pilo “demostroi” gjithë aftësitë poseduese.

Para disa minutash, mbrojtësi shqiptar ka reaguar në rrjetet sociale, përmes postimit, ndërsa “zbërthen” emocionet që përjetoi: “Ka netë kur fjalët janë të pakta për të përshkruar atë që përjetove. Dje ishte një prej tyre.

Çdo gjë që ndodhi dje ka diçka të veçantë. Të jetosh në këtë atmosferë, në këtë stadium, përpara kësaj turme të AEK-ut, është diçka që do ta mbash përgjithmonë. Rezultati i djeshëm lë një hidhërim të ëmbël. Sepse kur ke dhënë gjithçka, do që rezultati të të justifikojë.

Por ka momente që nuk harrohen. Emocione që nuk mund të përmbahen në një rezultat. Mirënjohës për atë që përjetova. Krenar për përpjekjen. Gjithmonë me AEK-un”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat