Kolo Muani pritet titullar ndaj AZ

Futboll

Kolo Muani pritet titullar ndaj AZ

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 17:04
Futbollisti Kolo Muani

Është një Juventus që nuk po shkëlqen në kampionat dhe ndodhet 11 pikë larg kreut, ndërsa një tjetër skuadër, me të njëjtat ngjyra bardhezi, ka grumbulluar 7 pikë në tri ndeshje dhe është vetëm dy pikë larg vendeve të para në renditjen e Europa League.

Çfarë ndryshon? Ndoshta cilësia e kundërshtarëve me të cilët janë përballur deri tani, por sigurisht edhe nuhatja e sulmuesit të saj gjerman, Nik Volltemade, i cili shkëlqen sa herë që luan në kompeticionet ndërkombëtare. Tri gola në po aq ndeshje europiane deri tani.

Një statistikë që e afron me një legjendë si Roberto Baxho dhe me një tjetër sulmues të rëndësishëm në historinë e bardhezinjve, Darko Kovaceviç.

Ata janë të vetmit që kanë arritur të shënojnë në katër ndeshje europiane radhazi me fanellën e Juventusit në kompeticionet jashtë Italisë. Megjithatë, këto janë gjëra që e interesojnë pak Luçano Spaletin, i cili ka përvojën e mjaftueshme për ta kuptuar se tri pikët e fi tuara me vështirësi kundër Napolit nuk mjaftojnë për të larguar hijet dhe makthet e këtij sezoni.

Ndeshja në Holandë nuk është aspak e lehtë dhe shërben gjithashtu për t’i dhënë vazhdimësi moralit të mirë të bardhezinjve. Kjo, pasi për cilësinë e lojës dhe paraqitjet e skuadrës ka ende shumë për të diskutuar.

Justifikimet nuk mungojnë, sidomos në lidhje me listën e të dëmtuarve. Jashtë janë Jildiz, Lokateli, Turam, Konseisao, Çelik, Niko Gonzalez dhe Grabara. Këtyre u shtohen edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë në listën e UEFA-s, si Zhegrovë, Rugani dhe Milik, si dhe MekKeni, i cili nuk është në gjendjen optimale fi zike.

Formacioni i mundshëm Mundësitë e Spaletit për të bërë zgjedhje janë të kufi zuara.

Në repartin ofensiv do të ketë rotacione, por Kolo Muani pritet të jetë sulmuesi titullar. Formacioni i mundshëm i Juventusit për këtë sfi dë: Juventus (3-4-1-2): Vikario, Gati, Bremer, Kelli, Kalulu, Sar, Koopmeiners, Kambjazo, Alajbegoviç, Voltemade, Kolo Muani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat