Bota e futbollit anglez është në shok për vdekjen e Ezekiel Williams, një mesfushor 26-vjeçar që luante për klubin gjysmëprofesionist të Londrës, Hendon FC.
Lojtari i ri vdiq në spital të hënën, më 2 nëntor, pasi u plagos rëndë në një sulm në qendër të Milton Keynes, Angli.
Një hetim për vrasje është hapur dhe tre persona janë arrestuar në orët e fundit.
Sipas autoriteteve dhe të raportuar nga BBC, sulmi ndodhi në orët e para të së dielën.