Jildiz sheh fundin e vuajtjeve

Futboll

Jildiz sheh fundin e vuajtjeve

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 19:58
Futbollisti Kenan Jildiz

Kenan Jildiz mezi po pret rikthimin në fushë dhe tashmë sheh dritë në fund të tunelit pas një periudhe të vështirë.

Futbollisti turk është jashtë fushave që prej fundit të gushtit, për shkak të një frakture të kockës së pestë metatarzale të këmbës së majtë, duke u detyruar t’i ndjekë shokët e skuadrës vetëm nga tribuna.

Tashmë, megjithatë, duket se fundi i kësaj periudhe është pranë.

Numri 10 i Juventusit pritet që gjatë javëve të ardhshme të nisë të stërvitet në fushë, me synimin për të rikuperuar gjendjen e duhur fizike.

Dhimbjet në këmbën e majtë janë gjithnjë e më të vogla dhe kjo do t’i mundësojë rritjen graduale të ngarkesës fi zike.

Megjithatë, procesi do të jetë i kujdesshëm dhe gradual. Askush te Juventusi nuk ka ndërmend të përshpejtojë rikthimin e Jildizit, duke rrezikuar një dëmtim të ri.

Gjatë muajit të ardhshëm, sulmuesi anësor do të vijojë punën me një datë të veçantë të shënuar në kalendar: 14 dhjetorin, ditën kur Juventusi do të përballet me Monzën.

Kjo mund të jetë mundësia e duhur për ta parë sërish Jildizin në fushën e lojës. Spaleti dhe shokët e tij të skuadrës mezi e presin rikthimin e turkut, i cili me aftësitë individuale mund t’i japë më shumë gjallëri dhe paparashikueshmëri manovrës sulmuese të bardhezinjve, që kanë nevojë të madhe për shpikjet dhe fantazinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat