Barcelona blindon Marc Bernalin deri në vitin 2031

Futboll

Barcelona blindon Marc Bernalin deri në vitin 2031

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 11:53
Futbollisti Marc Bernali

Barcelona ka arritur marrëveshje me Marc Bernalin për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2031, duke siguruar kështu të ardhmen e një prej talenteve më të rëndësishme të klubit katalunas.

Sipas “Mundo Deportivo”, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe kanë mbetur vetëm nënshkrimi i dokumenteve dhe zyrtarizimi i saj.

Kontrata e re e mesfushorit 20-vjeçar do të përmbajë një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, e njëjta shumë që ishte e përfshirë edhe në marrëveshjen aktuale.

Interesimi për Bernalin nuk ka munguar. Gjatë verës, disa klube të Premierligës dhe Atletico Madridi kishin shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Barcelona pritet ta zyrtarizojë rinovimin pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, duke vazhduar kështu strategjinë për të siguruar të ardhmen e talenteve të La Masias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat