Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të vitit në Ligën e Kombeve. Dardanët luajnë më 14 nëntor me Izraelin dhe më 17 nëntor me Irlandën.
Risitë kryesore të listës janë tre emra të rinj: Bleon Kurtulus, Lindrit Kamberi dhe Enis Rexhepi.
Ndeshjet e nëntorit janë provë e rëndësishme për Kosovën. Foda vazhdon t’i japë hapësirë një brezi të ri lojtarësh, shumë prej të cilëve janë rritur dhe po luajnë në klube në Zvicër, Gjermani e vende të tjera evropiane.
Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet në ditët në vijim për t’u përgatitur për dy ndeshjet.