Parduzi ndëshkohet me karton të verdhë në humbjen e Holstein Kielit

Futboll

Parduzi ndëshkohet me karton të verdhë në humbjen e Holstein Kielit

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 14:56
Pamje nga ndeshja Holstein Kiel - Arminia Bielefeld

Arminia Bielefeld ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Holstein Kielit, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 11-të të Bundesliga II.

Një ndeshje zhgënjyese për Leon Parduzin dhe skuadrën e tij, të cilët nuk arritën të marrin pikë para tifozëve vendas.

Parduzi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të, ndërsa në minutën e 68-të u zëvendësua.

Leon Parduzi shkaktoi ndërhyrje të palejuar ndaj Momuluhut brenda zonës së rreptësisë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Haslberger akordoi penallti.

Në minutën e 59-të, sulmuesi i Arminias, Grodowski, pati mundësinë të shënonte nga pika e bardhë, por dështoi ta konkretizonte penalltinë, pasi portieri Weiner e priti goditjen e tij.

Për Arminia Bielefeldin shënuan Sekine (14' - autogol) dhe Young (80'), ndërsa golin e vetëm për Holstein Kielin e realizoi Sakine (77').

Pas kësaj fitoreje, Arminia Bielefeld renditet në pozitën e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Holstein Kiel mbetet në vendin e fundit, të 18-tin, me vetëm tetë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat