Karoglan i “tërheq veshin” Partizanit për lojën pas fitores në Laç

Futboll

Karoglan i “tërheq veshin” Partizanit për lojën pas fitores në Laç

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 15:57
Trajneri Mislav Karoglan

Partizani i Mislav Karoglan ka filluar të “reflektojë” në kampionat, teksa sot arriti të bëjë “detyrën” ndaj Laçit, duke marrë fitoren dhe 3 pikët, por edhe duke u treguar një “kockë e fortë” në prapavijë.

Pas ndeshjes, Karoglan u prononcua para mediave: “Nuk ishte një performancë shumë e mirë, por fitorja ishte e rëndësishme. Laçi ishte ekipi më i mirë në fushë. Bëmë shumë gabime, në pasimin e parë dhe të dytë, sidomos në përqendrim.

Bëjmë gabime të mëdha. Duhet të punojmë shumë. Duhet të kemi kurajën për të luajtur më mirë. Ndoshta mund të ndryshojmë edhe krahët.

Në stërvitje jemi më mirë. Është e rëndësishme që fituam pas tre vitesh në Laç. Kemi marrë 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, por kemi ende shumë punë për të bërë. Do të kemi më shumë disiplinë taktike”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat