Sulmuesi braktis Shqipërinë? FIFA thotë fjalën e fundit për Durmishin e Juventusit

Futboll

Sulmuesi braktis Shqipërinë? FIFA thotë fjalën e fundit për Durmishin e Juventusit

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 12:19
Arman Durmishi po i injoron moshat e Shqipërisë

Arman Durmishi po i injoron moshat e Shqipërisë që nga muaji mars.

Është hera e tretë radhazi që nuk shfaqet në listat e kuqezinjve.

Në anën tjetër qëndron i përqëndruar te Juventusi dhe rezervat e tij.

Së fundmi për 18-vjeçarin është raportuar se Sllovenia U-21 ka shfaqur interes.

Në fakt rezulton se sulmuesi nuk mund të largohet në vazhdim nga Shqipëria.

Rregulloja e FIFA-s e pengon duke qenë se jo vetëm e ka kërkuar njëherë ndryshimin e federatës, por edhe ka luajtur në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë.

Kështu nuk mjafton që ka lindur në Slloveni dhe mban atë shtetësi.

FIFA si gjithmonë thotë fjalën e fundit. Kujtojmë se Shqipëria e humbi këtë muaj një talent për sulmin.

Pikërisht Enis Rexhepi vendosi të largohet pas ftesës nga Foda në ekipin e parë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat