Elezi dhe Demiri i sjellin fitoren Shkëndijës së Haraçinës

Futboll

Elezi dhe Demiri i sjellin fitoren Shkëndijës së Haraçinës

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 15:09
Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës festojnë 

Me rezultat përfundimtar 0:2, Shkëndija e Haraçinës ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Arsimit, në Gostivar, në kuadër të javës së 13-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra mysafire tregoi më shumë cilësi dhe përqendrim, si në fazën defensive, ashtu edhe në atë ofensive, duke i shfrytëzuar rastet e krijuara për të arkëtuar tri pikë të rëndësishme.

Epërsinë Shkëndijës së Haraçinës ia dha reprezentuesi i ri, Dashmir Elezi, i cili realizoi në minutën e 47-të, menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Pas golit të pësuar, vendasit u hodhën në sulm në kërkim të barazimit, por nuk arritën ta gjenin rrugën drejt rrjetës.

Sipas mediumit maqedonas “SportSport”, rastin më të mirë për Arsimimin e pati Gaje, i cili nga afërsia gjuajti drejt portës së Stolevskit, por topi përfundoi vetëm në shtyllën tërthore.

Në anën tjetër, Ariton Memed, në një tentim për të harkuar, goditi në dorë mbrojtësin e Arsimit, El Haxhi Gajen.

Pas ndërhyrjes së sistemit VAR, gjyqtari kryesor akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë ishte kapiteni Besir Demiri, i cili në minutën e 86-të realizoi për 0:2 dhe vulosi fitoren e skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Shkëndija e Haraçinës ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Arsimi vazhdon të ketë vështirësi, duke u renditur në pozitën e parafundit me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat