Bellai i shqetësuar te Vora: Bëjmë gabime të përsëritura

Futboll

Bellai i shqetësuar te Vora: Bëjmë gabime të përsëritura

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 20:57
Trajneri i Vorës, Arjan Bellai

U mendua se Vora kishte krijuar stabilitet në rezultate dhe lojë, por Egnatia e “shkatërrojë” këtë “hipotezë”, humbja 1:5 për vorakët në Rrogozhinë.

Pas përfundimit të sfidës, u prononcua për mediat trajneri i Vorës, Arjan Bellai:

“Ndaj Egnatias pranohet gjithçka. Problemi është se bëjmë gabime të përsëritura. Kur mbyllte mbrojtësi i majtë, nuk mbyllte i djathti dhe anasjelltas.

E thamë, të rrinim pak më mbrapa, pas golit të barazimit.

Lodhja e Gjylës, ndikoi, pasi nuk mund të ndryshonim.

Udhëzime dhamë te dy numrat ‘6’. Bëmë gabime, i kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam. Kishte shumë gabime individuale nga ana jonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat