Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka bërë një deklaratë shqetësuese për gjendjen shëndetësore të Jamal Musialas, duke pranuar se ylli gjerman mund të mos arrijë më nivelin e tij të mëparshëm.
Hoeness ka zbuluar se mesfushori vuan nga një gjendje neurologjike që nuk mund të shërohet plotësisht, por që mund të mbahet nën kontroll përmes medikamenteve.
“Jemi në dilemë. Ai ka një sëmundje që nuk mund të shërohet lehtë, por që mund të menaxhohet mjaft mirë me ilaçe”, ka deklaruar Hoeness në programin gjerman “Sonntags-Stammtisch”.
Ai ka shprehur gjithashtu pasiguri nëse Musiala do të arrijë të rikthehet në nivelin e paraqitjeve që kishte para problemeve shëndetësore.
Futbollisti gjerman kishte pësuar dy kolapse në fushë gjatë muajit gusht, ndërsa më vonë kishte bërë të ditur se ato lidheshin me kriza neurologjike.
Megjithatë, Musiala pritet të jetë i gatshëm për të luajtur pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, ndërsa Bayern shpreson ta rikthejë gradualisht në formën e tij më të mirë.