Ajeti me karton të kuq, Lugano pëson humbjen e parë sezonale: 0:5 në St. Gallen

Futboll

Ajeti me karton të kuq, Lugano pëson humbjen e parë sezonale: 0:5 në St. Gallen

Nga: A.M. Më: 9 nëntor 2026 Në ora: 11:51
Albian Ajeti

Lugano, që kryeson Super Ligën zvicerane, pësoi të dielën humbjen e parë të këtij sezoni. Ai u mund 5:0 nga St. Gallen në një ndeshje që u ndikua që në fillim nga përjashtimi i Albian Ajetit.

Sulmuesi shqiptar, që luan te Lugano me huazim nga Bazeli, mori karton të kuq të drejtpërdrejtë në minutën e 11-të. Ai ndërhyri me shuall mbi kyçin e kundërshtarit Vandermersch, i cili nuk u lëndua. Portali Nau.ch e cilësoi kartonin si të merituar.

Me një lojtar më shumë, St. Gallen shënoi dy herë brenda pak sekondash: Chima Okoroji në minutën e 33-të dhe Andrin Hunziker në të 34-tën. Tom Gaal shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në shtesën e pjesës së parë. Hunziker shënoi sërish në pjesën e dytë, ndërsa Leon Frokaj vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 84-t.

“Kemi humbur me merit”, pranoi pas ndeshjes Uran Bislimi i Luganos, sipas 20 Minuten.

Pavarësisht humbjes, Lugano mbetet në krye të tabelës me 34 pikë nga 13 ndeshje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat