Matthaus mbron Musialan

Futboll

Matthaus mbron Musialan

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 14:21
Futbollisti Jamal Musiala

Çështja e Jamal Musialës vazhdon të shkaktojë diskutime te Bayern Munich.

Në debat ka ndërhyrë edhe Lothar Matthäus, i cili komentoi deklaratat e Uli Hoenes për rinovimin e talentit gjerman. Sipas ish-mesfushorit, klubi bavarez i kishte pranuar plotësisht kushtet e marrëveshjes së nënshkruar me lojtarin.

“Ky është një rrezik që merr përsipër si klubi, ashtu edhe futbollisti, sepse kur firmos një kontratë nuk e di se si do të zhvillohet rrugëtimi yt”, – shpjegoi Matthäus në rubrikën e tij për “Sky Sport DE”.

Ish-kapiteni i Gjermanisë shtoi: “Mund ta kuptoj këndvështrimin e Uli, por nuk e dimë saktësisht se çfarë kishte parasysh. Ai ka hapur spekulime në të gjitha drejtimet”.

Megjithatë, Matthäus theksoi një pikë të rëndësishme: “Bayerni ishte dakord me pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës së Musiala. Pikërisht për këtë arsye kontrata u nënshkrua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat