Befason

Futboll

Befason

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 14:33
Marc Cucurella e Jose Mourinho

Një shaka e Jose Mourinhos ka mbetur në kujtesën e Marc Cucurellas.

Mbrojtësi i Real Madridit ka zbuluar se trajneri portugez reagoi në mënyrë humoristike pasi ai kishte bërë tatuazh në trup portretin e përzgjedhësit të Spanjës, Luis de la Fuente.

“Mourinho më dërgoi një fotografi me gjoksin tim dhe fytyrën e tij të tatuazhuar”, rrëfeu Cucurella në një intervistë për COPE, duke konfirmuar se nuk ka ndërmend të bëjë më tatuazhe.

Spanjolli foli edhe për raportin me trajnerin e tij, duke thënë se Mourinho është shumë më i afërt dhe më humoristik sesa mund të duket nga jashtë.

“Është njeri shumë i mirë, i pëlqen të flasë dhe të bëjë shaka. Megjithatë, ai është shefi dhe duhet të bëjmë atë që thotë”, u shpreh Cucurella. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat