​Dyshime për zbulimin e formacionit, Chelsea paralajmëron lojtarët

Futboll

​Dyshime për zbulimin e formacionit, Chelsea paralajmëron lojtarët

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 15:33
Fotoilustrim

Chelsea ka paralajmëruar lojtarët dhe anëtarët e stafit që të kenë kujdes lidhur me përfshirjen e tyre në lojën popullore Fantasy Premier Ligën, pas dyshimeve për rrjedhje të informacioneve të brendshme rreth gjendjes dhe aktivizimit të futbollistëve.

Sipas raportimeve, disa përdorues me ndikim në komunitetin e Fantasy Premier Ligë kishin informacione paraprake se Joao Pedro nuk do të luante në ndeshjen ndaj Tottenhamit, më 24 tetor.

Raportohet se ky informacion nuk ishte bërë publik nga trajneri Xabi Alonso gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes. Dyshimet janë se disa përdorues kishin vërejtur ndryshimet e bëra nga Morgan Rogers dhe pjesëtarë të tjerë të stafit në ekipet e tyre të Fantasy Premier Ligë, përfshirë largimin e Joao Pedros.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime për mundësinë e shpërndarjes së informacioneve konfidenciale nga brenda klubit, duke bërë që Chelsea t’u tërheqë vëmendjen lojtarëve dhe stafit për përfshirjen në këtë platformë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat