Besart Ismajli, Besar Beqiri dhe Florentina Kallaba do të jenë pjesë e ndeshjeve të fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Botëror të Futsallit 2028.
Tre gjyqtarët kosovarë janë caktuar për ndeshjen që zhvillohet më 6 nëntor 2026 mes Francës dhe Malit të Zi, me fillim nga ora 20:00, në palestrën “Antarès Arena”.
Takimi i përket fazës së grupeve të raundit kryesor kualifikues për Botërorin e Futsallit 2028.
Prania e treshes nga Kosova përfaqëson një tjetër angazhim ndërkombëtar për gjyqtarët tanë..