Maqedonia e Veriut po vazhdon me intensitet përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Maqedoninë të premten (13 nëntor) e pret ndeshja si mysafire kundër Skocisë në Glasgou.
Kështu, përzgjedhësi Goce Sedloski i ka mbetur vetëm edhe një ditë përgatitjesh, gjatë së cilës do të përqendrohet kryesisht në aspektin taktik, me synimin për të arritur një rezultat pozitiv në udhëtimin drejt Ishujve Britanikë.
Maqedonia do të niset për në Glasgou të enjten.
Deri atëherë do të zhvillojë edhe stërvitjet e nesërme në kompleksin stërvitor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në Shkup.
Synimi është që përmes këtyre përgatitjeve t'i jepet fund serisë negative prej katër humbjesh radhazi pa shënuar asnjë gol në Ligën e Kombeve.