Liga e Shkollave në futboll ka përfunduar me zhvillimin e tri finaleve, ku janë përcaktuar fituesit në kategoritë e vajzave dhe djemve të shkollave fillore, si dhe në atë të shkollave të mesme.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në kategorinë e vajzave të shkollave fillore triumfoi shkolla “Meto Bajraktari”, te djemtë e shkollave fillore fituese doli “Dardania”, ndërsa në kategorinë e shkollave të mesme trofeun e ngriti “Xhevdet Doda”.
FFK ka bërë të ditur se tri finalet u përcollën me emocione dhe interesim të madh, me tribuna të mbushura me tifozë dhe përkrahës të sportit shkollor.
Në përfundim të garave, fituesit dhe finalistët u shpërblyen me medalje dhe kupa, duke përmbyllur kështu një tjetër edicion të Ligës së Shkollave.