Prezantohet Dritan Mehmeti

Futboll

Prezantohet Dritan Mehmeti

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 11:31
Trajneri Dritan Mehmeti

Dritan Mehmeti ka marrë zyrtarisht drejtimin e Pogradecit. Njoftimi i klubit ka ardhur pak minuta më parë përmes një komunikimi publik, ku i urojnë mirëseardhjen teknikut, i cili nis nga sot punën me liqenorët. 

Afrimi i Mehmetit vjen pak ditë pas largimit të Emiljano Çelës që paraqiti dorëheqjen. Në këtë mënyrë, tek Pogradeci nis një kapitull i ri dhe me shumë pritshmëri për të mbajtur ritmin pozitiv të rezultateve, 

Dihet që pretendimi i vetëm i Pogradecit është ngjitja në Superiore edicionin e ardhshëm 2027/28. Momentalisht, skuadra pozicionohet e 5-ta në klasifikim me 17 pikë në 10 javë kampionat. Sfidën e radhës, pogradecarët do ta luajnë me Burrelin në transfertë, ndeshje që përkon dhe me debutimin e Mehmetit. 

"Dritan Mehmeti është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i ekipit të parë të KF Pogradeci.

Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mehmeti dhe i dëshiron suksese në këtë detyrë të re, me synimin e përbashkët për të arritur objektivat sportive dhe për të luftuar për ngjitjen në Kategorinë Superiore", njofton klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat