Franca, shpërthen çështja Mbappé në prag të ndeshjes me Italinë

Futboll

Franca, shpërthen çështja Mbappé në prag të ndeshjes me Italinë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 13:09
Kylian Mbappe e Zinedine Zidane

Në prag të sfidës së “Nations League” kundër Italisë në “San Siro”, në kampin francez ka tensione.

Marrëdhënia mes trajnerit të ri Zinedine Zidane dhe kapitenit Kylian Mbappé po kalon një periudhë të vështirë, për shkak të mosmarrëveshjeve taktike, problemeve në dhomën e zhveshjes dhe gjendjes fizike të sulmuesit.

Përplasjet nisën në grumbullimin e vjeshtës, kur Zidane deklaroi se dëshironte ta aktivizonte Mbappe në krahun e majtë, me Dembélé në qendër. Sulmuesi e mësoi vendimin nga televizioni dhe nuk e priti mirë.

Tashmë trajneri ka konfirmuar se do ta rikthejë në rolin e tij natyral, si qendërsulmues.

Situatën e kanë përkeqësuar edhe tensionet mes lojtarëve gjatë garës për “Topin e Artë” 2025, veçanërisht marrëdhënia me Dembélé. Ndërkohë, Mbappé nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit para udhëtimit në Milano, duke iu nënshtruar trajtimit nga fizioterapistët për shqetësimet në gju.

Megjithatë, pritet ta nisë si titullar kundër Italisë. Me 67 gola, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, por ende nuk ka shënuar kundër “axurrëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat