Futbollisti shqiptar Lutfi Dalipi është renditur në vendin e parë në një vlerësim të publikuar nga “CIES”, në bashkëpunim me kompaninë “Impect”, që analizon performancën e futbollistëve.
CIES ka përfshirë futbollistët nën moshën 21-vjeçare që kanë regjistruar paraqitjet më të mira në raport me lojtarët e tjerë të skuadrave të tyre, në 65 gara të ndryshme në mbarë botën.
Në këtë vlerësim janë marrë parasysh futbollistët që kanë luajtur më shumë se 450 minuta
Dalipi, i cili është në pronësi të Young Boys dhe aktualisht luan si i huazuar te FC Vaduz në Zvicër, kryeson renditjen me vlerësimin 1.96, duke lënë pas disa prej talenteve më të spikatura të futbollit ndërkombëtar.
Në vendin e dytë është argjentinasi Gianluca Prestianni, futbollist i Benficës, me indeksin 1.715, ndërsa në pozitën e tretë renditet spanjolli Jorge Salinas i Racing Santander, me koeficientin 1.641.
Pesëshen e parë e plotësojnë Franco Mastantuono, i cili është i huazuar te Fiorentina nga Real Madridi, dhe Gessime Yassine i Strasburgut.