Dardanët dalin me njoftim të rëndësishëm për tifozët e Kosovës para lojës me Izraelin

Futboll

Dardanët dalin me njoftim të rëndësishëm për tifozët e Kosovës para lojës me Izraelin

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 11:38
Futbollisti Vedat Muriqi

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët ju kanë bërë thirrje tifozëve për t’i tërhequr biletat e ndeshjes së të shtunës në Fanclub.

Ata e kanë sqaruar edhe protokollin që duhet ndjekur, ndërsa synojnë ta bëjnë një organizim sa më të mirë të ndeshjes, me sjellje shembullore dhe me synimin që djelmoshat në fushë t’i sigurojnë tri pikë.

"

Dardanët dalin me njoftim të rëndësishëm për tifozët e Kosovës para lojës me Izraelin

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët ju kanë bërë thirrje tifozëve për t’i tërhequr biletat e ndeshjes së të shtunës në Fanclub.

Ata e kanë sqaruar edhe protokollin që duhet ndjekur, ndërsa synojnë ta bëjnë një organizim sa më të mirë të ndeshjes, me sjellje shembullore dhe me synimin që djelmoshat në fushë t’i sigurojnë tri pikë.

"Ftohen të gjithë anëtarët e Dardanëve që të vijnë te Fanclub-i ose te përfaqësuesit në qytetet ku ndodhen ata, brenda ditës së sotme (e enjte) ose nesër (e premte), deri në orën 23:00, për t’i tërhequr biletat për ndeshjen Kosovë - Izrael, që zhvillohet të shtunën në orën 15:00.

Për shkak të masave të sigurisë, Fanclub-i të shtunën nuk është i hapur. Pra, nuk marrim përgjegjësi për biletat nëse ato nuk tërhiqen brenda afatit të lartcekur.

Ftoheni gjithashtu që, në ditën e ndeshjes, të vini sa më herët, gjithmonë për shkak të protokollit të sigurisë, i cili mund të shkaktojë ndonjë vonesë në hyrje në stadium.

Një përfaqësues i yni do të vendoset pranë “Tiffany”-t, në afërsi të stadiumit, për ndonjë informatë apo ndihmë që mund t'ju nevojitet.

Ta ndihmojmë organizimin e ndeshjes dhe t’i shërbejmë të mirës së përbashkët, duke dhënë përkrahje impozante nga brenda e jashtë, me sjellje shembullore, për t’i marrë tri pikët, me djemtë tanë që presim të na dhurojnë një tjetër paraqitje spektakolare.

Forca djemtë e shqipes, krenaria e Dardanisë! Besa, besë!", - thuhet nga Dardanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat