Egnatia njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e radhës me Red Imps në Conference League.
Sfida për rrogozhinasit e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, është e caktuar të luhet më 26 nëntor, ora 18:45.
Nga sot, të gjithë tifozët që janë të interesuar për të bërë të tyren biletën për këtë përballje, ftohen nga klubi që të aplikojnë përmes këtij linku, Një ndeshje shumë e rëndësishme për kampionët e Shqipërisë, të cilët vijnë pas dy barazimeve dhe një humbje dhe përballë Red Imps synohet një rezultat pozitv.
Shanset e një kualifikimi në fazën e play-off janë ende reale, duke marrë në konsideratë diferencat në pikë. Ndaj skuadra e Nevil Dedes mund të besojë tek historia nëse merr pikët e nevojshme nga takimet e mbetura, përfshi Bragën dhe Kauno Zalgiris.