Kristian Shpendi do të mbajë veshur fanellën me numër 9 te Kombëtarja ndaj Finlandës. Kjo është hera e parë që bomberi i Serisë B në Itali merr këtë fanellë.
Më parë nga ana e Shpendit janë mbajtur veshur fanellat me numër 14, 17 dhe 25. Mungesa e Anis Mehmetit ka bërë që t’i besohet pikërisht Shpendit.
Numri 9 simbolizon pikërisht qendërsulmuesin kryesor të skuadrës. 23 vjeçari ndërkohë regjistron katër paraqitje, teksa akoma prej tij pritet goli i parë.
Fanella me numër 9 i takon golashënuesve kryesor. Tashmë mbetet për t’u parë a do të ketë minuta sot në “Air Albania”.