Fati i kuqezinjve vendoset të dielën me dy rezultate

Futboll

Fati i kuqezinjve vendoset të dielën me dy rezultate

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 23:04
Hysaj e Hasa festojnë fitoren

Kombëtarja shqiptare ka siguruar minimalisht pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen në Ligën B falë suksesit 2-0 ndaj Finlandës sot në “Air Albania”.

Me suksesin ndaj nordikëve, Shqipëria ka matematikisht të sigurt një nga dy vendet e para e si rrjedhojë, edhe nëse ndodh më e keqja ndaj Bjellorusisë të dielën, ka mundësinë gjithsesi të ngjitet në Ligën B nëpërmjet play-off si e dyta në grup.

Megjithatë, në duelin e të dielës, kuqezinjtë mund të blindojnë vendin e parë përballë Bjellorusisë, me të cilën i mjafton edhe barazimi për ta mbajtur pas në renditje.

LIGA C

GRUPI 1

26/09 San Marino-Finlandë 0-7

26/09 Shqipëri-Bjellorusi 2-0

29/09 Finlandë-Bjellorusi 0-0

29/09 San Marino-Shqipëri 0-3

03/10 Finlandë-Shqipëri 2-1

03/10 Bjellorusi-San Marino 4-0

06/10 Shqipëri-San Marino 2-1

06/10 Bjellorusi-Finlandë 1-0

12/11 Shqipëri-Finlandë 2-0

12/11 San Marino-Bjellorusi 0-2

15/11 Bjellorusi-Shqipëri ora 18:00

15/11 Finlandë-San Marino ora 18:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat