Harry Kane kalon legjendarin Peter Shilton, shkruan historinë me Anglinë

Futboll

Harry Kane kalon legjendarin Peter Shilton, shkruan historinë me Anglinë

Nga: K.G. Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 23:45
Harry Kane regjistroi paraqitjen e tij të 126-të me fanellën Anglinë

Sulmuesi Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me kombëtaren e Anglisë.

Në ndeshjen ndaj Kroacisë, Kane regjistroi paraqitjen e tij të 126-të me fanellën e

“Tre Luanëve”, duke kaluar legjendarin Peter Shilton, i cili kishte zhvilluar 125 ndeshje.

Kapiteni anglez e festoi këtë arritje historike edhe në mënyrën më të mirë, duke shënuar golin e fitores (64’) nga pika e bardhë, në triumfin 2:1 ndaj Kroacisë.

Kane tashmë ka realizuar edhe 92 gola me kombëtaren angleze, duke vazhduar të shkruajë histori me fanellën e vendit të tij.

Një rekord historik për sulmuesin e Anglisë, që tashmë qëndron i vetëm në krye të listës së futbollistëve me më së shumti paraqitje për kombëtaren angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat