Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares 

Futboll

Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares 

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 14:23
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi

Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të  lëndimit.

“Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.

Ermalit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër!”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat