A do t’i fitojë Kosova dy ndeshjet e radhës? Ja çfarë parashikojnë qytetarët

Futboll

A do t’i fitojë Kosova dy ndeshjet e radhës? Ja çfarë parashikojnë qytetarët

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 16:02
Fotoilustrim

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, ndërsa më pas e pret edhe përballja e fundit në grup ndaj Republikës së Irlandës. Këto dy sfida pritet të jenë vendimtare për përfundimin e rrugëtimit të “Dardanëve” në UEFA Nations League.

Në prag të këtyre përballjeve, qytetarët kanë ndarë mendimet dhe parashikimet e tyre për paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës, duke shprehur optimizëm për rezultat pozitiv, por edhe duke vënë në pah disa prej çështjeve që mund të ndikojnë në lojën e ekipit.

Andi Aliu vlerëson se mungesat në repartin defensiv, përkatësisht ato të Lumbardh Dellovës dhe Fidan Hajdarit, mund të ndikojnë në mënyrën se si do të organizohet loja e Kosovës, duke e bërë ofensivën më dominuese.

Aliu: Mungesat në mbrojtje mund ta bëjnë ofensivën dominuese

“Tani varet gjithçka prej strategjisë së trajnerit se çfarë dëshuron të bëjë, të mbrohet më shmë apo të sulmojë, por në bazë të këtyre statistikave, mungesa e Dellovës dhe Hajdarit, ofensiva ka me qenë dominuese.”, tha Aliu.

Ndërkaq, Mirsad Krasniqi ka komentuar minutazhin dhe shfrytëzimin e një prej futbollistëve të Kosovës, duke vlerësuar se ai duhet të marrë më shumë hapësirë nga minuta e parë, edhe nëse nuk është i gatshëm për të luajtur tërë ndeshjen.

Krasniqi: Nëse nuk është për 90 minuta, le t’i japë 45

“Po, edhe nëse nuk është për 90 minuta i përgatitur, le t’i japë 45 minuta, se po shihet ai djalosh nuk është i përgatitur për 90 minuta. Nuk e di shpeshherë pse trajnerët e inkuadrojnë në pjesën e dytë. Ti e inkuadron në pjesën e dytë 20 minuta, 15 minuta, 10-13 minuta, e çfarë të bëjë ai? Është e vërtetë që e mban topin më shumë se që duhet, edhe tani gjithmonë luan me ndrojtje. Kur e inkuadron prej fillimit, është më lehtë.”, deklaroi Krasniqi.

Në anën tjetër, Freddy dhe Elliot besojnë se Kosova ka mundësi ta mposhtë Izraelin, por presin një përballje më të vështirë ndaj Irlandës, sidomos për shkak të atmosferës që krijon publiku vendas.

Freddy dhe Elliot: Kosova mund ta mposhtë Izraelin, por Irlanda do të jetë më e vështirë

“Mendoj se Kosova do ta mposhtë Izraelin, por mendoj se Irlanda e Veriut do të jetë një ndeshje paksa e vështirë. Po, pajtohem. Mendoj se do ta bëjnë. Ju do të luani ndaj Irlandës në Irlandë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Publiku i tyre vendas është mjaft i fortë dhe shumë i zjarrtë.”, u shprehën ata.

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, ndërsa më pas e pret edhe përballja e fundit në grup ndaj Irlandës. Këto dy sfida pritet të jenë vendimtare për përfundimin e rrugëtimit të “Dardanëve” në UEFA Nations League. Në Grupin B3, Austria kryeson me 8 pikë, ndërsa Kosova dhe Republika e Irlandës kanë nga 5 pikë. Izraeli ndodhet në vendin e fundit me 2 pikë, duke e bërë vazhdimin e garës dhe dy ndeshjet e mbetura vendimtare për renditjen përfundimtare të grupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat