Foda zgjedh 23-shen për Izraelin, ky lojtar mbetet jashtë

Futboll

Foda zgjedh 23-shen për Izraelin, ky lojtar mbetet jashtë

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 12:32
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka dorëzuar në UEFA listën zyrtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë përballje, përzgjedhësi Franco Foda kishte ftuar fillimisht 27 futbollistë, përfshirë edhe tri prurje të reja.

Megjithatë, gjatë ditëve të grumbullimit, nga lista u liruan Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani, ndërsa në vend të tyre u bashkua Betim Fazliji.

Më pas, për shkak të shqetësimeve me lëndime, grumbullimin e Kosovës e lanë edhe Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, duke bërë që në dispozicion të Fodës të mbeteshin 24 futbollistë.

Për listën përfundimtare të ndeshjes, njëri prej tyre duhej të mbetej jashtë, ndërsa futbollisti që nuk do të jetë në dispozicion për duelin me Izraelin është sulmuesi 18-vjeçar i Stuttgartit, Enis Rexhepi.

Në repartin ofensiv, Foda ka në dispozicion emra si Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.

Kosova synon fitoren në këtë përballje për të siguruar qëndrimin në Ligën B dhe për të vazhduar garën për pozitat e para në grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat