Prishtina në atmosferë futbolli, Kosova kërkon fitore ndaj Izraelit

Futboll

Prishtina në atmosferë futbolli, Kosova kërkon fitore ndaj Izraelit

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 13:52
Fotoilustrim

Prishtina në atmosferë futbolli, Kosova kërkon fitore ndaj Izraelit

Atmosfera e futbollit rikthehet sot në Prishtinë! Sytë e tifozëve janë te stadiumi “Fadil Vokrri”, ku Kosova përballet me Izraelin, në një ndeshje me rëndësi të madhe në Ligën e Kombeve.

Dardanët zbresin në fushë nga ora 15:00, me një synim të qartë: fitoren dhe tri pikët që do t’ua siguronin qëndrimin në Ligën B.

Për këtë përballje, përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar 23 futbollistë, ndërsa jashtë listës ka mbetur talenti 18-vjeçar i Stuttgartit, Enis Rexhepi.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes, Policia e Kosovës ka hartuar një plan të veçantë operativ, duke paralajmëruar edhe kufizime të përkohshme në trafik.

Ndërkohë, optimizmi nuk mungon as te tifozët. Një tifoz i Kosovës beson në fitoren e Dardanëve, madje parashikon edhe rezultatin: 2 me 0 në favor të Kosovës.

"Unë po mendoj që ka me fitu Kosova sot me rezultat 2 me 0. Pritshmëritë e mia për lojtarët e Kosovës janë shumë të larta, sidomos për Edon Zhegrovën edhe Fisnik Asllanin, edhe po shpresoj që kemi me fitu për sot. Po mendoj që ka me shënu një gol Muriqi me kry, edhe një ka me shënu Edon Zhegrova", tha Restelica. 

Pas duelit me Izraelin, Dardanët do ta zhvillojnë edhe ndeshjen e fundit të këtij grupi, më 17 nëntor, në udhëtim ndaj Irlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat