Tyler Adjei do t'i bashkohet Manchester United.
Talenti i sulmit do të jetë prurja e re e skuadrës, ndërsa klubi pritet të kompletojë marrëveshjen në javën e ardhshme.
Vetëm 16 vjeç, anglezi konsiderohet premtues për të ardhmen, ndërsa fillimisht do të angazhohet me të rinjtë e Manchesterit, pra moshat e U-18-tës.
Një përforcim që vjen një ditë para zyrtarizimit të Mauricio Pochettinos në krye të skuadrës, pas shkarkimit të Michael Carrick.
Duhet thënë se trajneri argjentinas do të nisë nga puna pasi të mbyll edhe detyrimet e fundit me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.